Bullgarët e Banatit dhe bashkatdhetarët tanë nga krahinat lindore të fqinjës sonë perëndimore, ose siç e quajmë Krahinat Perëndimore, po përgatiten të shënojnë një përvjetor të rëndësishëm lidhur me historinë e tyre plotë kthesa. Më 16 maj mbushen 80 vjet nga nxjerrja e 1100 robërve të luftës, bullgarë etnikë nga Maqedonia, Krahinat Perëndimore dhe Banati Serb nga kampi gjerman i përqendrimit në Timishoara pas okupimit të Jugosllavisë nga Gjermania në vitin 1941.
Merita për këtë ngjarje historike i takon bullgarit nga Banat Anton Lebanov, veprimtar aktiv i bashkisë bullgare në Banat. Më 16 maj të vitit 1941 me ndihmën e Legatës Bullgare në Bukuresht, ai arriti të nxirrte robërit e luftës dhe të mobilizonte komunitetin e bullgarëve banatë në Timishoara dhe zonën përreth për të ndihmuar me strehimin dhe ushqimin e tyre, përderisa autoritetet i kthenin në vendet e tyre të lindjes.
Në atë kohë Anton Lebanov ishte vetëm 29 vjeç me përvojë të pasur të avokatit, gazetarit dhe mbrojtësit të kulturës bullgare. Ai botonte gazetën “Zëri i Bullgarëve Banatë” (1935-1943), bashkë me Karoll Tellbizov, dhe ishte nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Shoqërisë Kombëtare Bullgare në Banat krijuar në vitin 1939.
Përvjetori i 80-të i ngjarjes do të shënohet në kishën katolike “Shën Jozefi” në kryeqytet më 16 maj nën moton “Lista e shpëtimit”/si analog i filmit të njohur “Lista e Schindler-it” të regjisorit Steven Spielberq/.
Kremtimi ngre pikëpyetje rreth misionit të kujtesës stërgjyshore, rreth harresës dhe fuqisë së identitetit kombëtar.
Në veprimtari do të asistojnë miq nga Vinga dhe Star Beshenov në Rumani, nga botimi „Banatski Balgarski Glas” (Zëri i Bullgarëve Banatë), përfaqësues të bullgarëve nga Banati Serb, nga shoqata “GLAS” – Bosilegrad dhe nga Shoqata “Miqësi Maqedono-Bullgare” – Manastir.
Kremtimi organizohet nga Shoqata e Bullgarëve Banatë në Bullgari – Falmis, me përkrahjen e Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, bashkë me Agjencinë Shtetërore “Arkiva” dhe Famullia Katolike “Shën Jozefi” në Sofje.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: starbisnov.blogspot.comMë 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..
Batak është një emër që çdo bullgar e shqipton me respekt dhe dhimbje, sepse fati i qytetit të vogël malor është shënuar nga një nga ngjarjet më të përgjakshme në kujtesën tonë kombëtare - Masakrat e Batakut. Dhe nuk ka asnjë bashkatdhetar, i cili..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin..