Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është për armëpushim dhe negociata midis Izraelit dhe Palestinës

Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Zjarri i vazhdueshëm me raketa nga Hamas dhe organizata të tjera terroriste kundër Izraelit, i cili terrorizon të dy vendet, është i papranueshëm dhe ne e dënojmë atë. Këtë e deklaroi Ministri i Jashtëm Bullgar Svetllan Stoev përparakonferencës video të Këshillit të Jashtëzakonshëm për Punët e Jashtme të BE.

“Dhuna mund të çojë në radikalizim në të ardhmen veçanërisht ndër të rinjtë në rajon dhe të përkeqësojë situatën për vitet që vijnë”, tha diplomati i parë i Bullgarisë. Stoev theksoi se humbja e jetëve të pafajshme dhe numri në rritje i të plagosurve nga të dy palët, veçanërisht fëmijë, është e papranueshme. Prandaj prioritet duhet të jetë ndalja e akteve armiqësore dhe hapja e negociatave të armëpushimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov: Ukraina duhet të marrë fonde nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..

botuar më 24-11-20 9.34.PD
Akademia Ushtarake Mjekësore

Priftërinjtë dhurojnë gjak në vigjilje të Ditës së Familjes së Krishterë

Edhe këtë vit, në prag të Ditës së Familjes së Krishterë, priftërinjtë dhe të afërmit e tyre do të dhurojnë gjak për pacientët në nevojë. Aksioni do të mbahet në Qendrën e Gjakut të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Sofje. Kështu, me bekimin e Shenjtërisë..

botuar më 24-11-20 5.55.PD

Parlamenti do të përpiqet për herë të katërt të zgjedhë kryetar

Deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor do të vazhdojnë sot seancën e tyre të parë, e cila filloi më 11 nëntor. Ata do të mblidhen për të provuar për herë të katërt për të zgjedhur një kryetar. GERB-SDS konfirmoi sërish se nuk do të tërheqë..

botuar më 24-11-20 4.50.PD