Shkrimtari Georgi Bërdarov fitoi Çmimin Evropian për Letërsinë për romanin e tij “Absolvo te”. Kjo u njoftua nga vetë autori në Facebook.
“Unë e pranoj këtë çmim si një njohje të faktit se nuk heq dorë kurrë, se besoj shumë fort në kauzat për të cilat shkruaj dhe flas. Jam i bindur se falja që personazhet në romanin tim i japin njeri-tjetrit është mënyra e vetme për të dalë nga konflikti i çmendur arabo-izraelit, i cili edhe një këtë moment merr viktimat e radhës të pafajshme. Të gjithë ata dhe të gjithë ne kemi nevojë të themi:АBSOLVO TE!I falënderoj jurisë për njohjen e madhe, u falënderoj lexuesve për vlerësimet dhe mendimet e shumta pozitive!”, shkroi Bërdarov.
Georgi Bërdarov është docent i konflikteve etnofetare dhe demografisë dhe zëvendës dekan i katedrës “Gjeologji dhe gjeografi” në Universitetin e Sofjes. Ai është themelues dhe organizator i kursit më të suksesshëm të të folurit publik dhe të artit prej oratori në Bullgari.VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..