Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eko-katamaran do të shëtisë turistët nëpër Gjirin e Burgasit

Foto: RKB-Burgas

Një katamaran i ri u transportua në tokë nga uzina në Carevo deri në portin e qytetit Burgas që të prezantohet për herë të parë në festën e portit më 18 maj. Gjatë muajve të ardhshëm ai do të argëtojë turistët duke i sjell ata nëpër Gjirin e Burgasit në realizimin e programeve të ndryshme. Qyteti turistik bregdetar shpreson që në këtë mënyrë të larmojë gamën e atraksioneve turistike si qytetet e tjera të njohura turistike në gjithë botën.

“Eko-katamarani u ndërtua sipas projektit evropian “Lundrim përmes Detit të Zi” në kuadrin e Programit Operativ “Pellgu i Detit të Zi 2014-2020”. Beneficienti nuk është Porti Burgas, por shoqata jofitimprurëse “Gllarus”. Kjo është ena e parë lundruese e këtij lloji në Bullgari. Katamarani është hibrid, gjë që do të thotë se mund të vihet në lëvizje me një motor nafte dhe me energji elektrike përmes paneleve diellore dhe baterive të cilat janë të montuar në sipërfaqen e tij, kështu që është miqësor ndaj mjedisit. Kapaciteti i tij është 28 udhëtarë” – mësojmë nga Katja Nikollova, zëdhënëse e Portit Burgas.


Kostoja e projektit është 1 237 786,24 euro dhe partnerë të tij të huaj janë administrata e portit të qytetit grek Aleksandrupolis dhe Qendra Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe Analizë të Politikave në Gjeorgji.

Ka për tu hartuar 6 itinerare të reja turistike detare me aksent mbi trashëgiminë kulturore të Pellgut të Detit të Zi. Fillimisht eko-katamarani do të vozisë turistë vetëm në Gjirin e Burgasit. Gjatë kësaj vere miqtë e qytetit detar do të mund të bëjnë shëtitje me të deri në qytetet piktoreske bregdetare me histori të pasur dhe me arkitekturë të ruajtur Nesebër dhe Sozopoll. Njeri prej itinerareve arrin deri te ishulli Shën Anastasija, ku në të kaluarën bashkëjetuan njeri pran tjetrit një burg dhe një manastir murgeshe, ndërsa sot është një nga atraksionet më të vizituara turistike në rajon. 

Kur nuk realizon udhëtime turistike, eko-katamarani do të eksplorojë thellësitë e pellgut të Detit të Zi për cilësinë e ujit, njoftojnë nga Porti Burgas.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: RKB-Burgas



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bazilika Episkopale e Filipopolit

Shtuan 7 destinacione të reja mes 100 Objekteve Turistike Kombëtare

Bazilika Episkopale e Filipopolit dhe ndërtesa antike e vonë "Ejrene" në Plovdiv janë tani pjesë e 100 Objekteve Turistike Kombëtare në Bullgari. Kështu vendosi Këshilli Koordinues i Lëvizjes Kombëtare "Njih Bullgarinë - 100 Objekte Turistike..

botuar më 24-02-22 10.49.PD

Ekspozita retrospektive “Turizmi në Vitosha” tregon për lidhjen mes malit dhe njerëzve

Emrat e turistëve të parë që "pushtuan" Vitoshën, pajisjet e tyre dhe rrugët e ngjitjes - me këto dhe shumë eksponate të tjera interesante, ekspozita "Turizmi në Vitosha - nga hapat e parë deri sot" tërheq vëmendjen e kryeqytetasve. Ajo është e e hapur..

botuar më 24-02-11 8.15.PD

Kupa Botërore e Skive në Bansko tërheq turistë nga e gjithë bota

Gjatë gjithë muajit shkurt nuk ka vende për akomodim në Bansko, informoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Turistët janë nga disa kontinente, duke përfshirë Izraelin, për shkak të Kupës Botërore të Skive për meshkuj që do të zhvillohet në fund të..

botuar më 24-02-06 11.51.PD