Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Certifikatat e vaksinimit kundër Covid-19 të lëshuara deri më tani do të ribotohen

Foto: BGNES

Të gjitha certifikatat e vaksininimit kundër Covid-19 të lëshuara deri më tani do të ribotohen. Këtë e shpalli Ministri i Shëndetësisë Dr. Stojço Kacarov përpara televizionit Bulgaria On Air. Ribotimi është i domosdoshëm në lidhje me formatin e unifikuar të dokumentit të miratuar nga BE-ja.

"Certifikatat e vjetra do të jenë të vlefshme deri në mes të korrikut," tha Ministri Kacarov. Bëhet fjalë për rreth 400-500 mijë çertifikata. Është më mirë që njerëzit të marrin certifikatat e tyre të reja nga vendi ku janë imunizuar," vuri në dukje Kacarov. Ai theksoi se për njerëzit të cilët e kanë kaluar sëmundjen certifikata është e vlefshme për 6 muaj, ndërsa për të vaksinuarit ende nuk ka afat, por ndoshta ai do të caktohet së shpejti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD