Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turqia siguron test PCR për Covid-19 për 10 euro në kufirin me Bullgarinë

Foto: EPA/BGNES

Nga qershori pala turke do të lehtësojë hyrjen e udhëtarëve dhe turistëve nga Bullgaria. Kjo u njoftua nga Konsulli i ri i Përgjithshëm i Turqisë në Plovdiv Korhan Küngerü, njoftoi BNR Plovdiv. Me ndihmën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Edrene, në kufi do të punojë një laborator për testimin me teste PCR me çmimin 110 lira turke, ose 20 leva / 10 euro /. Dokumenti do të jetë në dispozicion brenda 30 minutash. Shërbimi synon të lehtësojë ata që kalojnë përmes pikës kufitare "Kapitan Andreevo" - "Kapıkule".

Aktualisht Turqia dhe Bullgaria lejojnë udhëtimin me certifikata për të vaksinuarit me dy doza kundër Covid-19. Në Bullgari çmimi i testit PCR është rreth 50 euro.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD