Bullgaria votoi kundër rezolutës së OKB-së të miratuar javën e kaluar për hetim ndërkombëtar të shkeljeve të lidhura me dhunën e fundit në Rripin e Gazës, si dhe për abuzimet "sistemike" në territoret palestineze dhe në Izrael, njoftoi BGNES.
Në një listë të votave të publikuar në Twitter shihet se asnjë vend evropian nuk ka votuar në favor të hetimit. Përveç Bullgarisë, Republika Çeke, Austria, Gjermania dhe Britania e Madhe gjithashtu kanë votuar kundër vendimit në OKB.
Sot, ambasadori izraelit në Sofje, Yoram Elron, e falënderoi Bullgarinë se është një nga vendet që kanë votuar "kundër" vendimit në OKB.
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbështeti rezolutën me një shumicë prej 24 votash, 9 vota ishin kundër, kurse 14 nga gjithsej 47 abstenuan.Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..
Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..
Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..