Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për vizitë në shkollën bullgare “Hristo Botev” në Nju Jork

7
Foto: arkiv personal

8 shkolla bullgare jashtë shtetit nga përgjithësisht 245 (sipas listës  së Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës për vitin mësimor 2021/2022) mbajnë emrin e poetit dhe revolucionar Hristo Botev, kujtimin e të cilit ne e nderojmë më 2 qershor. Përpara patronit të vet sot përkulin kokë në shenjë nderimi mësues dhe nxënës nga qendrat arsimore bullgare në Britaninë e Madhe, Gjermani, Spanjë, Francë dhe Shtetet e Bashkuara. Një prej tyre - shkolla “Hristo Botev” në Nju Jork, jep dije për gjuhën amtare, për kulturën, historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë fëmijëve prej disa shteteve në Amerikë.

Dima Markova

“Kjo është shkolla më e madhe bullgare në territorin e 5 shteteve fqinje-Nju Jork, Neu Jersey, Connecticut, Delaware dhe Pensilvania-thotë Dima Markova, drejtoreshë e shkollës dhe mësuese e gjuhës dhe e letërsisë bullgare atje. Ne u propozojmë një arsim fëmijëve që nga klasa e parë deri në klasën e 12, që është një arritje jashtëzakonisht e madhe për çdo një shkollë, e cila gjendet dhe funksionon jashtë Bullgarisë. Pjesa më e madhe propozojnë një arsim nga klasa e 1 deri në klasën e 6, kurse pas kësaj për shkak të angazhimeve të rritura në shkollën e tyre fillore, fëmijët fillojnë të heqin dorë. Tek ne ky proces nuk ekziston. Ne kemi tanimë shtatë breza maturantësh të cilët kanë përfunduar klasën e 12. Kurse nxënësit, e regjistruar gjatë këtij viti shkollor tek ne, janë rreth 140. Këta fëmijë  janë me një javë gjashtë ditore mësimore - pesë ditë në shkollën amerikane dhe një ditë në shkollën bullgare. Për mua këta janë disa heronj të vegjël. Ata e përballojnë me sukses madje dhe mësimin në distancë”.

Elena Konstantinova  është në klasën e 1 në shkollën e Nju Jorkut “Hristo Botev”. Ajo thotë se në shkollë i pëlqen çdo gjë, si dhe se e përballon vet mësimin me kompjuter gjatë kohës së mësimit online.

“Mësohemi si shkruhen shkronjat, këndojmë dhe vallëzojmë. Është shumë e lehtë - sqaron Elena e vogël. Germa ima e dashur nga alfabeti bullgar është “E”. Sepse emri im fillon me të”. Hristo Botev është emri i shkollës time. Kurse Hristo Botevi është një njeri shumë special për Bullgarinë.”

Violeta dhe Kalina Egan  janë motra . Që të dyja, krahas me shkollën amerikane, frekuentojnë dhe shkollën bullgare “Hristo Botev”. Violeta tregon se, përveç se në shkollë, shkon dhe në balet dhe luan valle popullore bullgare.

“Unë kam lindur në Amerikë. Jam 16 vjeçe në klasën e 10 në shkollën amerikane dhe në shkollën bullgare. Që të dyja shkollat më pëlqejnë shumë. Në shkollën bullgare  më pëlqen më tepër letërsia. Nganjëherë kam vështirësi, sepse kam detyra të shumta në shkollën amerikane, kam për të shkruar dhe për shkollën bullgare, por mezi e përballoj. E di se është me rëndësi të di gjuhën bullgare.”

Motra më e vogël e Violetës - Kalina, thotë se, i pëlqen më shumë gjeografia. Pavarësisht se ka njëfarë vështirësish në orët e gjuhës bullgare, shpesh u tregon shokëve të saj amerikanë për Bullgarinë.

“Kam pak vështirësi të lexoj tekste të vjetra në letërsi. I kuptoj pak vështirë. Por, motra ime dhe mamaja më ndihmojnë. Shoqet e mia po kështu dinë për Bullgarinë, interesohen. Shpesh iu tregoj fotografi nga qyteti Plovdiv dhe nga deti”.

Aleks Todorov është 12 vjeç dhe po kështu është pjesë nga shkolla “Hristo Botev” në Nju Jork.

“Në shkollë kemi studio teatrale, shkollë për valle popullore bullgare, organizojmë veprimtari të ndryshme të lidhura me festa si Krishtlindja, Pashka, Viti i Ri, 3 marsi e të tjera. Shpesh herë gjatë verës vijmë në Bullgari. Gjyshet e dhe gjyshërit e mi janë aty, kushërinjtë, xhaxhallarët, tezet po kështu janë aty. Më pëlqen të jem në plazh në Burgas, metroja në Sofje, që të gjitha monumentet dhe malet në të cilat shkojmë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Arkiva personale e Dima Markovës dhe facebook faqja e shkollës “Hristo Botev”-Nju Jork.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD