Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria kërkon të dhëna konkrete nga SHBA-ja për të sanksionuarit

| rinovuar më 21-06-04 7.39.MD
Sijka Mileva
Foto: BGNES

Prokuroria do t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara për ta specifikuar informacionin në lidhje me praktikat korruptive për të cilat u vendosën sanksione sipas Ligjit Global “Magnitski” ndaj ish-deputetit Deljan Peevski, Vasill Bozhkovit, i cili aktualisht gjendet në Dubai, nënkryetarit të Byrosë së Kontrollit të Mjeteve të Specializuara të Inteligjencës Illko Zheljazkov, ish-kryetarit të Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev, sekretarit të agjencisë në fjalë Krasimir Tomov dhe ish-Zëvendësministrit të Ekonomisë Aleksandër Manolev, tha zëdhënësja e Kryeprokurorit Sijka Mileva. Ajo vuri në dukje se Prokuroria mbështet plotësisht partnerët e SHBA-së sa i përket sundimit  të ligjit i cili është në thelbine çdo demokracie.

Sot qeveria e përkohshme krijoi një grup pune për të parandaluar vendosjen e ndërmarrjeve bullgare me pjesëmarrje të shtetit dhe të bashkive nën sanksionet e Departamentit të Thesarit të SHBA-së.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD