Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të infektuarve me Covid-19 ra nën 1%

Foto: BGNES

Pandemia e koronavirusit në Bullgari vazhdon të ulet. 47 janë rastet e reja pas 5601 testeve të kryera. 0.84% e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në qytetin e Sofjes - 12, në rrethet e Varnës - 8 dhe të Smoljanit - 6. Në 14 nga 28 rrethet e vendit nuk ka të infektuar rishtazi.

15 554 janë pacientët e regjistruar me koronavirus. 2613 prej tyre u shtruan në spital. 287 u trajtuan në njësitë e kujdesit intensiv. 31 njerëz u raportuan të shëruar. 7 njerëz me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit.

Vaksinat e kryera në ditë janë 4929. Numri total i vaksinave të bëra në vend arriti në 1 464 251. Numri i përgjithshëm i personave me ciklin e plotë të imunizimit është 624 140.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liturgjia e Shenjtë Hyjnore në kishën e zhytur pranë digës Zhrebçevo

Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprian. Kisha u ndërtua në vitin 1891 në fshatin Zapalnja, i cili u fshi me dekret në vitin..

botuar më 24-08-03 5.55.PD

Parashikimi i motit për 3 gushtin

Ditën e shtunë në gjysmën perëndimore të vendit dhe në Lludogorie do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të ketë kushte breshëri. Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat ekstreme lindore...

botuar më 24-08-02 7.50.MD
Kostadin Kostadinov

“Vëzrazhdane” nuk do të mbështesë një qeveri të mbështetur nga DPS

Partia “Vëzrazhdane” nuk do ta mbështesë qeverinë e përkrahur nga DPS edhe pa Deljan Peevskin. Këtë e deklaroi kryetari i partisë, Kostadin Kostadinov, në një takim me “Ka një popull të tillë” (ITN) në kërkim të mbështetjes për mandatin e tretë...

botuar më 24-08-02 5.59.MD