Pandemia e koronavirusit në Bullgari vazhdon të ulet. 47 janë rastet e reja pas 5601 testeve të kryera. 0.84% e mostrave janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Shumica e të infektuarve janë në qytetin e Sofjes - 12, në rrethet e Varnës - 8 dhe të Smoljanit - 6. Në 14 nga 28 rrethet e vendit nuk ka të infektuar rishtazi.
15 554 janë pacientët e regjistruar me koronavirus. 2613 prej tyre u shtruan në spital. 287 u trajtuan në njësitë e kujdesit intensiv. 31 njerëz u raportuan të shëruar. 7 njerëz me Covid-19 vdiqën në 24 orët e fundit.
Vaksinat e kryera në ditë janë 4929. Numri total i vaksinave të bëra në vend arriti në 1 464 251. Numri i përgjithshëm i personave me ciklin e plotë të imunizimit është 624 140.
Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..
Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..
Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo..