Në fillim të karrierës së tij mbresëlënëse Ljudmill Angellov fitoi një numër çmimesh nga gara prestigjioze ndërkombëtare - "Frederic Chopin" (Poloni), Palm Beach (SHBA), Piano Masters (Monte Carlo) dhe World Piano Masters Tour (Francë). Ai ka dhënë recitale dhe koncerte dhome në disa kontinente dhe ka qenë solist me disa prej orkestrave më të mira në botë, nën drejtimin e emrave të mëdhenj. Disa nga sallat në të cilat ai ka pasur shfaqje janë "Musikverein " në Vjenë, "Concertgebouw" në Amsterdam, "Pleyel " dhe "Gaveau " në Paris, "Lincoln Center" në New York, "La Scala" në Milano, BOZAR në Bruksel, Opera në Monte Karlo, Auditorio Nacional në Madrid, Salla e Konservatorit të Moskës, Filarmonia Kombëtare dhe Opera Kombëtare në Varshavë ... Albumet me interpretimet e tij janë lëshuar nga kompani të mëdha botërore. Sot Ljudmill Angellov është ndër pianistët më të njohur bashkëkohorë, i cili jep koncerte të shumta dhe zhvillon veprimtari aktive pedagogjike. Jeta e tij profesionale është e lidhur me vende të ndryshme, por ai kurrë nuk e ka ndërprerë lidhjen me Bullgarinë dhe publikun Bullgar.
Në fund të qershorit Ljudmill Angellov do të mbushë 60 vjeç. Me këtë rast, Orkestra Filarmonike e Sofjes organizoi tre koncerte që paraqesin aspekte të ndryshme të punës së tij muzikore. Adhuruesit e muzikës klasike tashmë patën mundësinë të dëgjojnë dy prej serisë "3x20".
Ja se çfarë tha pianisti bullgar me famë botërore para mikrofonit të Radio Bullgarisë:
“Koncerti i fundit nga tre koncertet "3x20" është një recital solo dhe do të jetë pikërisht në ditëlindjen time - 27 qershor. Unë kam përfshirë në program vepra të Shopenit dhe të pianistëve-kompozitorë të tjerë polakë. Të tria aktivitetet janë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Javëve Muzikore të Sofjes. Menjëherë pas kësaj do të fillojë klasa ime e radhës master në Universitetin e Ri Bullgar, e cila do të mbahet nga 28 qershori deri më 10 korrik. Koncerti përfundimtar i pjesëmarrësve më të mirë do të jetë në sallën "Bullgaria". Është shumë bukur se Universiteti i Ri Bullgar mbështet talentet e reja edhe këtë vit."
Pianisti shpreson se së shpejti jeta jonë do të kthehet në ritmin e mëparshëm: “Artistët duhet të udhëtojnë, të takojnë audiencën nëpër botë. Artisti është një kozmopolit, ai nuk mund t’i përkasë një vendi konkret. Vitin e fundit kjo dinamikë e zakonshme e jetës sonë u dëmtua për arsye të kuptueshme. Shpresoj se do t'i kthehemi asaj që kemi bërë më parë. Tani jam në Bullgari dhe gëzohem se mund të paraqes para publikut tim të dashur bullgar atë që po bëj."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..