Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të zgjidhin problemet e tyre dypalëshe, bëri të ditur Kryeministri i përkohshëm Stefan Janev para homologut të tij shqiptar, Edi Rama, në Sofje, transmetoi BGNES. Janev pranoi se kazusi midis Sofjes dhe Shkupit po ngadalëson integrimin evropian të Shqipërisë, sepse tani për tani Shkupi dhe Tirana po lëvizin së bashku drejt BE-së.
Shqipëria beson se popujt e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të afërt, tha mysafiri, i cili, pasi përshkroi marrëdhëniet e mira bullgaro-shqiptare në gjuhën e tij amtare, kaloi në anglisht mbi temën e Shkupit.
Rama theksoi se zgjidhja e kazusit është me rëndësi të madhe për Shqipërinë. "Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Në të njëjtën kohë ne jemi të detyruar të përfshihemi," tha Rama, duke shtuar se Tirana mbështet si Sofjen, ashtu edhe Shkupin.
Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe mund të zhvillojë trashëgiminë e saj.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..