Një aeroplan bullgar MiG-29 u rrëzua në det afër Shabllës gjatë stërvitjes ushtarake Shabla 2021, njoftoi para BNR-së admirali Kirill Mihajllov, Komandanti i Marinës. Ai shprehu shpresë se piloti ka katapultuar.
Gjatë një detyre trajnimi mbi ujërat e Bullgarisë, një avion MiG-29 i Forcës Ajrore Bullgare humbi radio-komunikimin dhe u zhduk nga radari në orën 00:45. Menjëherë filloi operacion i kërkimit të pilotit, i cili po vazhdon edhe sot, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Stërvitja taktike me qitje luftarake "Shabla 21" është pezulluar. Më shumë se 2 000 ushtarakë nga Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara po marrin pjesë në stërvitje.Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..