Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fotografi i panjohur” Georg Woltz

Foto: © Georg Woltz

Galeria e kryeqytetit “Sintezis” po vazhdon me traditën e vet të tregojë mjeshtër të vjetër dhe pak të njohur të fotografisë nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20. Më 17 qershor do të  paraqitet studimi i parë i thelluar i punës së Georg Woltz- “Fotografi i panjohur”. Ekspozita do të mund të shikohet deri më 11 gusht, kuratore janë Nadezhda Pavllova dhe Biljana Karastojanova.

“Georg Wolts është një personalitet jashtëzakonisht interesant, të cilin ne bullgarët e konsiderojmë si një fotograf bullgar dhe kështu duhet të jetë, sipas meje - thotë Biljana Karastojanova. Pavarësisht se ka lindur në Lorena - Franca e sotme, familja e tij ka jetuar në Holandë, Itali, Austri, vetë ai ka jetuar në Greqi, është i martuar me një franceze, nëna e tij është italiane e cila ka një prejardhje gjermane, një familje interesante multikulturore. Ai vendoset për të jetuar në Bullgari gjatë viteve të fundit të shekullit të 19, kur mbërrin nga Franca, që të përgatisë fotografitë dhe hartat topografike për vijat hekurudhore, të cilat gjatë asaj kohe ndërtohen në vendin tonë. Hap atelienë e vet fotografike në Sofje, të cilën e quan muze të fotografisë dhe fillon të merret në mënyrë profesionale me këtë art. Bën shumë fotografi emblematike, të cilat ndryshojnë përfytyrimin për fotografinë në Bullgari gjatë asaj kohe”.

Fotografitë e para ajrore panoramike të Bullgarisë, të bëra nga një aeroplan janë vepër pikërisht e Georg Woltz. Ai dokumenton ndërtimin e hekurudhave, fotografon ngjarje të rëndësishme për vendin tonë nga periudha  e Mbretërisë së Tretë Bullgare - shpalljen e Pavarësisë së Bullgarisë, vizitën e Dukës së Madh Vladimir Aleksandroviç, inaugurimin e monumentit Car Osvoboditell /Mbreti Çlirimtar/, ndërtimin e kishës-monument “Shën Aleksandër Nevski”, tërmetin e madh gjatë vitit 1913 në Gorna Orjahovica. Pas vitit 1905 bëhet një fotograf i mbretit Ferdinand I dhe pallatit.

Inaugurimi i monumentit Car Osvoboditell /Mbreti Çlirimtar/, 1907

Biljana Karastojanova është njeriu, i cili digjitalizoi arkivin e Woltzit Ai përfshin mijëra pllaka fotografike dhe kopje prej letre, ajo i përshkruan dhe mbledh informacion për to. Diçka të cilën nuk e ka bërë asnjë gjatë 100 vjetëve të fundit.

Biljana Karastojanova

Çdo gjë fillon gjatë vitit 2017, kur pas vdekjes së mbesës së tij  Francoise Mari Woltz, bashkëshorti i saj Juri lidhet me Biljanën me lutje të krijojë dhe të formojë një libër-album me fotografitë, të cilat i pronëson familja. Kanë dalë fotografi shumë interesante nga Lufta Ballkanike, të cilat mjerisht nuk kanë pasur pothuajse asnjë lloj përshkrimi. Një informacion dhe për vetë Georg Woltzin po kështu nuk ka pasur. Personaliteti i tij sikurse ka qenë i veshur në një mistikë.

Mungesa e një informacioni dhe e një kujtimi historik për Georg Woltzin është e lidhur fortë dhe me situatën politike në vend pas vitit 1944, kur ai bie në harresë, shkaktuar nga rrethanat e kohës dhe nga fakti se ka qenë një fotograf i pallatit mbretëror, ka qenë i lidhur me Gjermaninë dhe Francën, që ka qenë jashtëzakonisht e papërshtatshme për këtë periudhë.

Nadezhda Pavllova

Ekspozita “Fotografi i panjohur” mundohet që të plotësojë boshllëqet e kohës në historinë e Georg Woltzit dhe të Bullgarisë. Vendosëm që ekspozita të organizohet në disa tema - tregon Nadezhda Pavllova. Më gjerësisht e përhapur është “Lufta Ballkanike”, gjatë kohës të së cilës Georg Woltz ka shoqëruar mbretin Ferdinand I, ka fotografuar nga pikë të ndryshme të veprimeve ushtarake dhe do të thosha, se fotografitë japin një informacion shumë të hollësishëm për ngjarjet nga ajo periudhë. Tema tjetër është “Sofja e Vjetër” - midis vitit 1900-1910. Tema e tretë është “Familja mbretërore” - shumë fotografi intime të veprimeve më të zakonshme të përditshme si shëtitje në park, në kopshtet botanike ose në pyll.

Familja mbretërore

Ekspozita i përkushtohet Francoise Woltz (1948-2017) mbesa e fotografit të madh - një mbrojtës i miqësisë dhe i bashkëpunimit bullgaro-francez deri në ditën e tij të fundit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: © Georg Woltz dhe galeria “Sintezis”


Më shumë nga rubrika

Ivan Stançov

U nda nga jeta një diplomat i famshëm bullgar me shpirt fisnik

Në moshën 92 vjeçare në Britaninë e Madhe vdiq Ivan Stançov – një diplomat i shquar bullgar dhe ministër i punëve të jashtme i Bullgarisë (1994-1995).Sipas shembullit të gjyshit të tij, Dimitër Stançov, ambasador në Britaninë e Madhe (1908, 1922..

botuar më 21-11-25 11.08.PD

Ukrainasja Natalija Elis dhe parajsa e saj me kaktuse në fshatin bullgar Markovo

Bullgaria u bë një shtëpi të re për ukrainasen Natalija Elis para pesë vitesh. Nga qyteti bregdetar Odesa, në fshatin piktoresk Markovo, rajoni i qytetit Plovdiv (Bullgari Jugore), ajo mbërrin me bashkëshortin e saj, një qen, tri mace dhe 50 000..

botuar më 21-11-25 7.15.PD

Presidenti i ri i vjetër – Rumen Radev

Rumen Radev fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe do të mbetet në detyrë për akoma pesë vjet. Ai është Kreu i dytë i Shtetit, pas Georgi Përvanov (2002-2012), që fiton besimin e bullgarëve për të dytin mandat radhazi. “ Arsyeja..

botuar më 21-11-21 10.43.MD
Подкасти от БНР