“Njerëzimi është aq i njëjtë në çdo kohën sa që historia nuk na informon për ndonjë gjë të re ose të çuditshme në këtë moment. Ndryshojnë vetëm normat morale dhe etike” – me këtë citat të Davide Hume nga “Studimi i njohurive njerëzore” (1738) fillon tregimin e tij për vitet 70-të të shekullit XX në Bullgari kritiku i artit dhe historian Dr. Pllamen Petrov. Një tregim i cili përbën një punë shkencore më se 700 faqe titulluar “Arti dhe pushteti në Bullgari në vitet 70-të të shekullit XX”. Në të paraqitet një periudhë sa e afërt, aq edhe e paqartë dhe e studiuar në mënyrë objektive nga e kaluara jonë dhe qëndrimi i shtetit dhe inteligjencës në të.
Studimet për disertacionin e tij të doktoratës përfshijnë më se 460 burime nga koleksionet e Arkivit Qendror Shtetëror, Komisionit të Dosjeve, 16 arkivave regjionale, arkivave të Akademisë Bullgare të Shkencave, institucioneve kulturore dhe dhjetëra memoareve dhe arkivave personale. Nëpërmjet tyre krijohet një histori mundësisht me më shumë fakte jo vetëm për artin bullgar nga kjo epokë dhe rolin e shtetit, si “prodhues” i vetëm i këtij arti, por edhe për historinë për mënyrën e jetesës së njerëzve.
“Nisa me premisën, se Bullgaria socialiste është ajo që qarkullohet më shpesh në momentin e tanishëm – pra një periudhë e zymtë e historisë së vendit, në të cilin asgjë pozitive nuk ndodhej. Pas rrugës së gjatë që kalova doli se gjërat të ishin krejt të ndryshme. Po, sistemi që u vendos në vend pas vitit 1944 në të vërtetë deri në mesin e viteve 50-të të shekullit XX mund të quajmë totalitare. Por ajo që po ndodh në Bullgari gjatë viteve të mëpasshmenuk ka vetëm një faqe. Në studimin tim zgjodha një dekadë e gjatë, e cila realisht fillon në vitin 1967 dhe përfundon në vitin 1981. Atëherë ndodhën ngjarje të tilla, të cilat nga perspektiva e sotme as inteligjenca, as shteti nuk mund të imagjinojnë t'i realizojnë. Filloi të realizohet një dialog jashtëzakonisht dinamik jo vetëm me vendet e bllokut sovjetik, por edhe me Evropën Perëndimore, madje edhe me Amerikë. Kishte një import i jashtëzakonshëm i produkteve kulturore në vend. Njerëzit me të cilët bisedova nga ajo kohë mbajnë mend koncerte të mëdha të këngëtares Tin Turner në Bullgari në vitet 80-të, kujtojnë ekspozitën e mjeshtrit të madh të peizazhit detar Joseph Turner. Në treg dilnin përkthime të librave të cilët pushteti do t’i caktonte si të këqij, borgjezë, që minojnë idealin socialist, por prapëseprapë ata ishin të përkthyer dhe të botuar. Po, nuk mund të mohohen raste të ndalimit, censurës, represionit, por ata ishin kryesisht mbi bazë personale. Domethënë, pushteti nuk vepronte në mënyrë parimore. Por kjo vihet re edhe para vitit 1944, dhe pas tij, fatkeqësisht edhe sot” – mendon Dr. Petrov.
Në vitet 70-të të shekullit të kaluar u akumulua pjesa më e madhe e infrastrukturës kulturore të vendit – muze, galeri, arkiva. U realizuan filmat më të njohur dhe më të paharrueshëm bullgarë dhe u krijuan disa nga librat më të mira, tregon Pllamen Petrov. Kjo është dekada, në të cilën u shfaqën krijuesit e pangarkuar nga sistemet e mëparshme politike të lindur pas vitit 1944.
“Personalisht unë i zhvendosa kufijtë e dekadës në vitet 60-të sepse jam i mendimit, se proceset politike në fushën kulturore në vendin tonë janë të shënuara fortë nga të ashtuquajturat Kongrese të Kulturës Bullgare, i pari prej të cilëve u mbajt në vitin 1967. Ata caktojnë drejtimet e zhvillimit të kulturës edhe të politikës bullgare. Kjo është koha në të cilën Bullgaria arrin të kuptojë se imazhi i vendit tonë mund të përmirësohet pikërisht nëpërmjet prodhimit kulturor. Ato vite mund të caktohen si lulëzim i kulturës dhe shkencës bullgare sipas dokumenteve dhe fakteve, me të cilët disponojmë sot.”
Për Botën Perëndimore Lindja, veçanërisht Ballkani, është tepër interesant edhe te data e stome shumë njerëz merren me studime të proceseve prapa Perdes së Hekurt. Kjo është arsyeja që libri “Arti dhe pushteti në bullgari në vitet 70-të të shekullit XX” të ketë një përmbledhje në 30 faqe në frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Ani Petrova, arkiv personal
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..