Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është tërësisht në zonën e gjelbër për rrezik nga Covid

Prof. Nikollaj Vitanov
Foto: Nova TV

Të gjitha zonat e vendit janë me ngjyrë jeshile sipas përhapjes së koronavirusit. Kjo u njoftua nga matematikani i ish Shtabit Operativ Kombëtar Prof. Nikollaj Vitanov. Në Facebook, ai vazhdon të sistemojë statistikat zyrtare nga Portali i Unifikuar i Informacionit për situatën pandemike. “Unë zakonisht nuk i tregoj hartat e rrezikut sepse njerëzit në zona me rrezik të lartë mund të shqetësohen. Por sot harta është e tillë që mund të shfaqet pa shqetësime. Një hartë e tillë nuk ishte shfaqur për rreth një vit”, shkroi Vitanov.

Rreziku i Covid-19 në vend është “i tolerueshëm” dhe zvogëlohet. “Në rajonet bregdetare është shumë i ulët, kështu që kushdo që dëshiron mund të shkojë të pushojë në detin bullgar”, këshillon shkencëtari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri në detyrë i energjisë Vlladimir Malinov, Drejtori Ekzekutiv i

“Bulgartransgaz” bashkëpunoi me Prokurorinë Publike Evropiane në hetimin e Çirenit

Një ditë pas aksionit të Prokurorisë Evropiane në “Bulgartransgaz” dhe katër kompani të tjera në vend, ministri i energjisë Vlladimir Malinov dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Kirill Ravnaçki dhanë më shumë informacion nga pala bullgare për..

botuar më 24-08-14 10.57.PD

Bullgaria po pret ndeshjen e fundit të garës TID 2024

Pjesëmarrësit e regatës së 67-të ndërkombëtare turistike TID 2024 (Tour International Danubien - TID) u mirëpritën në Vidin. Më shumë se 130 pjesëmarrës nga 10 vende u ankoruan në bregun e Danubit në kalanë Baba Vida. Vidini është ndalesa e dytë..

botuar më 24-08-14 10.21.PD

Parashikimi i motit për 14 gushtin 2024

Të mërkurën do të mbajë mot me diell. Pas mesditës në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në zonat e izoluara do të ketë reshje shiu jetëshkurtër. Do të fryjë erë e dobët, në rajonet lindore deri..

botuar më 24-08-13 7.30.MD