Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Republika Çeke janë duke shkëmbyer intensivisht informacione në lidhje me shpërthimet në Varbetice

Jakub Kulhánek (majtas) dhe Svetllan Stoev
Foto: BGNES

Shkëmbimi intensiv i informacionit midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke për hetimin e shpërthimeve në një depo ushtarake në Varbetice, ku ishte i përfshirë emri i tregtarit bullgar të armëve Emilijan Gebrev, po vazhdon. Kjo u bë e qartë pas një takimi midis Ministrit të Jashtëm Svetllan Stoev dhe homologut të tij Çek Jakub Kulhánek, i cili është për vizitë në Bullgari. Pozicionet e Bullgarisë dhe Republikës Çeke në lidhje me shpërthimet në Varbetice përkojnë plotësisht, tha Stoev. Kulhánek theksoi se Praga këmbëngul për një rishikim të marrëdhënieve të BE me Rusinë:

"Republika Çeke është shumë aktive për këtë çështje, ajo është e përfshirë në takimet e BE dhe në ato të nivelit të ministrave të jashtëm evropianë. Ne duhet të kemi një diskutim të hapur se si do të formulojmë marrëdhëniet tona me Rusinë në të ardhmen," vuri në dukje Jakub Kulhánek.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD