Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra e Sofjes transformohet në një “qytet të verës”

4
Foto: balkanswine.eu

Një qytezë speciale e verës në qendër të Sofjes, mbi 1000 lloje verë prej 12 shteteve ballkanike, një program i larmishëm muzikor dhe kulinar - e gjithë kjo i pret vizituesit e Festivalit të Dhjetë Ndërkombëtar Ballkanik të verës, i cili do të zhvillohet midis 17 dhe 19 qershorit përpara Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet. Ngjarja realisht  filloi përpara një jave me zhvillimin e konkursit të 10  Ndërkombëtar Ballkanik të Verës në Shkup (në Maqedoninë e Veriut), në të cilin u dalluan verërat më të mira nga çdo një vend pjesëmarrës. Eliksiret fituese do të mund të provohen dhe në Sofje.

“Ashtu si çdo vit, kështu dhe sivjet, mundëm të ftojmë një juri shumë të njohur ndërkombëtare me titullin më të lartë në botë të verës Master of wine, të cilin e pronësojnë vetëm 350 veta në të gjithë botën - tregon Galina Niforu, kryetare e Konkursit dhe Festivalit Ndërkombëtar Ballkanik të Verës. Në një darkë të veçantë gala në Shkup shpallëm verën më të mirë për çdo një shtet, çmimet e ashtuquajtura Best of show. Kurse në Sofje do të shpallim fituesin e madh “Vera më e mirë në Ballkan” dhe trofetë në kategoritë e ndryshme për verë më të mirë të bardhë, të kuqe, roze, për desert dhe verë me gaz, si dhe dekoratat e varieteteve vendase.”

Galina Niforu

Lajmi më i madh nga Shkupi ishte shpallja e kryetarit të ri të jurisë  së konkursit për 10 vjetët e ardhshme - ky është Igor Llukoviç nga Serbia, sqaroi zonja Nikiforu. Ai zëvendëson kryetarin e deritanishëm Konstantinos Lazarakis, i cili është Master of wine i parë në Ballkan  dhe do të vazhdojë të jetë një kryetar nderi i Konkursit Ndërkombëtar  Ballkanik të Verës.

Igor Llukoviç

Një befasi tjetër për Festivalin është një çmim i sapo themeluar “Personaliteti i Verës në Ballkan”:

“Ai do t’i jepet njeriut i cili ka kontribuar më tepër për prezantimin e verës ballkanike nëpër botë, për zhvillimin dhe tregtinë e saj  . Çmimin sivjet e merr Poll Robërt Bllom , i cili që nga viti 1964 punon për popullarizimin e verës nga regjioni i Holandës dhe shtetet nga Evropa Perëndimore”.  

Kurse sa i përket vetë Festivalit të Verës në kryeqytet, Galina Niforu është kategorike se ai do të jetë një festë e vërtetë për kryeqytetasit dhe miqtë e qytetit, por më tepër për shqisat tona.

“Jashtëzakonisht shumë miq të huaj kanë deklaruar pjesëmarrjen e vet. Janë të akredituar gazetarë  nga Skandinavia,  nga Evropa Perëndimore, nga të gjitha shtetet ballkanike. Që të gjithë ambasadorët nga vendet ballkanike do të jenë në hapje, që tanimë është një traditë për festivalin tonë. Do të ketë një program shumë interesant dhe të pasur muzikor gjatë të gjitha tri ditëve. Dhe kuptohet, pjesëmarrësi më i rëndësishëm në festival do të jetë vera ballkanike - kemi mbi 1000 lloje vere, të cilat do të mund të degustohen. Do të prezantohen akoma shumë kantina të reja me produktin e vet.”

Pandemia e covidit nuk ka lënë pa prekur dhe prodhimin e verës, por nuk ka prekur cilësitë e verës, është kategorike Galina Niforu. Rendimenti i vitit 2020 është shumë i mirë në pjesën dërmuese të shteteve ballkanike, por ka një ulje në shitjet, gjë e cila është krejtësisht e kuptueshme, duke pasur parasysh mbylljen e gjatë të lokaleve dhe të hoteleve. Por në kohë krize shpëtojnë më të mirët, mendon kryetarja e Shoqatës Bullgare të Prodhuesve dhe Eksportuesve të verës Galina Niforu. Sipas saj me hapjen e lokaleve dhe me fillimin e stinës së verës gjërat do të stabilizohen, kurse deri më një vit do të normalizohen.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: balkanswine.eu, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD