Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të shpëtojë mali Vitosha nga ndotja me kanoçe alumini?

Foto: park-vitosha.org

Një pjesë nga shtëpitë e pushimit në malin Vitosha, mali i cili është në një afërsi të drejtpërdrejtë me kryeqytetin tonë, do të pajisen me makina të specializuara për kompresimin e kanoçeve prej alumini në kuadrin e iniciativës së “ Klubit Malor të Sofjes”. Në bazë të kësaj mënyre mbeturinat të cilat e ndotin mjedisin do të rikuperohen nga një kompani riciklimi, kurse mali do të ruhet nga ndotja, pohojnë ekologët e rinj.

Përpara Radio Sofjes të Radios Kombëtare Bullgare, Dora Mihajllova nga klubi malor sqaroi se pronarët e shtëpive për pushim, por dhe vetë turistët, preferojnë pijet freskuese në kanoçe dhe jo në butile:

“Këto paketime, zënë mjaft shumë vend pa qenë të kompresuar. Kjo u krijon problem shtëpive për pushim për magazinimin e tyre dhe transportin përkatës. Prandaj na lindi ideja të montojmë këto presa, të cilat i bëjnë kanoçet mjaft kompakte.”

Makinat për kompresimin e aluminit do të lejojnë që mbeturinat në fjalë të shtypen dhe të ruhen, derisa të mblidhet një sasi e mjaftueshme, pas së cilës të transportohen. Ato do të montohen vetëm nëpër shtëpitë e pushimit dhe strehimoret, të cilët shesin pije të ndryshme në paketime të ngjashme. Por, për mbrojtjen e natyrës jashtë tyre, mbështetemi tek vetëdija dhe ndërgjegjja e turistëve, të cilët duhet të mbledhin pas vetes plehrat e bëra dhe paketimet prej alumini.


Depozitat e xehes nga të cilat prodhohet alumini pothuajse janë në shterim e sipër si një resurs natyror, tregojnë të dhënat nga një studim i madh ndërkombëtar. Deri tani alumini në vendet nga Bashkimi Evropian grumbullohej bashkë me paketimet e tjera metalike. Por, sipas rregulloreve të reja, kanoçet duhet të mblidhen dhe të riciklohen veç e veç.  Si një pjesë nga Bashkimi Evropian në Bullgari deri në vitin 2025 paketimi i ricikluar i aluminit duhet të arrijë 50%, kurse deri në vitin 2030 - 60%. Në fakt, mbledhja e veçuar dhe riciklimi i paketimit të aluminit ose të ashtuquajturat kanoçe është një sfidë e re e madhe përpara biznesit dhe organizatave për rikuperimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto:park-vitosha.org, arkiv


Më shumë nga rubrika

Carevo përsëri bëhet kryeqyteti i mjaltit të manit

Më 1 gusht, në pushimoren buzë detit Carevo, fillon një festival “i shijshëm”, i cili i kushtohet mjaltit të manit i cili është tipik për krahinën e Stranxhës . Çdo vit, bletarë nga i gjithë vendi paraqesin në ekspozitën unike një gamë..

botuar më 21-07-31 7.05.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

“Mini Shengen” bëhet “Ballkani i hapur”, Bullgaria po kështu është e ftuar “Ballkani i Hapur” (Open Balkans) - kështu do të quhet iniciativa regjionale për një hapësirë të lirë ekonomike midis Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së..

botuar më 21-07-30 2.02.MD
Tirana

Rivendosen fluturimet direkte mes Sofjes dhe Tiranës

Nga 1 gushti rivendosen fluturimet direkte mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, njoftoi Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje . Kompania GullivAir do t’i kryejë udhëtimet direkte javore Sofje-Tiranë-Sofje në periudhën 6 gusht – 28 shtator. Qëllimi i..

botuar më 21-07-29 2.14.MD