Para mbledhjes në Këshillin Evropian në Bruksel, Presidenti Rumen Radev komentoi se muajin e gjysmë të fundit Bullgaria ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga partnerët evropianë që pikërisht në këshillin e sotëm të nisen negociatat për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi zyra e shtypit e Presidentit. Në momentin e fundit kjo pikë është hequr nga rendi i ditës.
"Në mbledhjen e fundit të Këshillit Evropian, në maj, Bullgaria ishte në izolim, e akuzuar për bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë," tha Radev, duke shtuar se qeveria e përkohshme ka bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar kohën e humbur gjatë viteve.
Sipas Kreut të Shtetit, Bullgaria ka një pozicion të qartë për gjetjen e një zgjidhjeje të problemit. "Erdhi koha të dalim nga diplomacia familjare para kamerave dhe të përqendrohemi në zgjidhjet pragmatike," tha ai, duke paralajmëruar se presioni ndaj Bullgarisë do të vazhdojë.
Rumen Radev ka theksuar gjithashtu se Bullgaria nuk mund të mbështesë fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Republikën e Maqedonisë së Veriut "përpara se të jemi të bindur se fqinji ynë nuk do të ndërtojë identitetin e vet mbi vjedhjen e historisë bullgare," thuhet në njoftim.Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme për BTA në lidhje me informacionin nga prokuroria suedeze për..
Nisma qytetare “Ngrihu.BG” po mbledh nënshkrime për vendosjen e një tavani të tarifave bankare. Kryetarja e iniciativës, Maja Manollova, kujtoi se një projektligj për këtë temë tashmë u hartuar dhe u paraqit nga Partia Socialiste Bullgare - E Majta e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..