Para se Portugalia t’i dorëzojë presidencën e BE Sllovenisë më 1 korrik, sekretarja e shtetit për çështjet evropiane Ana Paula Zakarias tha se ajo pret që Ljubljana të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore. Vetëm në këtë mënyrë Shkupi mund të fillojë bisedimet me BE për pranim. Zakarias theksoi se pozita e Bullgarisë duhet të respektohet dhe asnjë mosmarrëveshje nuk duhet të futet në BE.
“Ne gjithashtu i bëmë presion Bullgarisë sepse kishim një ofertë të mirë. Por ky presion ka kufij”, tha Zakarias. I pyetur nga programi Horizont i BNR nëse pritet një ndryshim në pozicionin e Bullgarisë pas zgjedhjeve të 11 korrikut, diplomati u përgjigj: “Ajo që unë ndiej është se koha nuk ishte e përshtatshme. Bullgarisë i duhej më shumë kohë për të diskutuar këto çështje.”
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..