Komiteti Olimpik Bullgar miratoi sot përbërjen e delegacionit bullgar për Lojërat XXXII Verore Olimpike në Tokio, të cilat fillojnë më 23 korrik. Flamurtarja e delegacionit bullgar në hapje do të jetë mbajtësja e pesëfishtë e medaljeve olimpike, atletja e qitjes sportive Maria Grozdeva.
Bullgaria do të përfaqësohet nga 42 atletë në 14 sporte, ndër të cilat tradicionalisht të fortët për vendin si mundje, peshëngritje, qitje, boks, gjimnastika ritmike, atletikë etj.
Në dy Olimpiadat e fundit Bullgaria fitoi 3 medalje pa një kampion: në Londër 2012 kemi dy medalje të argjendta dhe një të bronztë, dhe në Rio 2016 një të argjendtë dhe dy të bronzta.
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..