Pjesëmarrja pothuajse e paparashikueshme dhe shpërndarja e paparashikuar e forcave politike nga vendi i parë deri në të të pestë. Me një bilanc të ngjashëm përfundoi fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, të cilat mbahen sot, 11 korrik. Sociologë dhe politologë përmbahen nga çdo parashikim i rezultatit të tyre për disa arsye logjike. Votimi zhvillohet në mesin e muajit korrik – “një situatë pothuajse e pashembullt në historinë më të re politike”, komentoi sociologu Përvan Simeonov në një intervistë për Radio Bullgarinë. Përveç kësaj ai është i bindur, se pothuajse gjysmë milion zgjedhës do të vendosin në momentin e fundit se cilën forcë politike të shpërblejnë me besimin e vet. Sipas tij fushata paraelektorale tregoi disa mangësi, efekti i të cilave mbetet për t'u parë në rezultatin përfundimtar të votimit. Në radhë të parë, sociologu vendos mungesën e një dialogu mjaft konstruktiv midis kandidatëve dhe votuesve:
“Kjo e ndan hapësirën politike, duke krijuar një lloj realiteti paralel. Në to, disa njerëz thonë se ajo që ndahet është e drejtë dhe të tjerët që është e gabuar, - vëren Simeonov dhe shton se kështu fiksohet një konflikt i ngrirë shoqëror me linja të theksuara të demarkacionit, gjë që është një sinjal për një shoqëri të ndarë fort. - Për fat të mirë, kjo nuk prek shumicën e njerëzve, pasi ata nuk janë aq të politizuar.”
Një faktor në ditën e votimit mund të jetë ndryshimi në Kodin Zgjedhor, në lidhje me mënyrën e zhvillimit të tij. Për herë të parë, ai është pothuajse tërësisht me makineri. Fletëvotimet do të përdoren vetëm në rast të një problemi me makineritë ose në seksionet ku votojnë më pak se 300 votues. Aftësia e njerëzve për të përmbushur detyrën e tyre civile pa pengesa, pavarësisht nga ndryshimi i madh, si dhe mbarëvajtja e ditës së zgjedhjeve në mbi 700 qendra votimi jashtë është e një rëndësie të veçantë, pasi pesha e votës jashtë vendit do të luajë një rol në animin e peshores në një drejtim ose në një tjetër.
“Pyetja e madhe është nëse do të ketë më shumë interes për votimin jashtë apo thjeshtai do të jetë më i lehtë. Me sa di unë, aplikimet për hapjen e seksioneve nuk ishin më shumë se herën e kaluar. Le të jemi të sinqertë - kishte një problem me hapjen e seksioneve jashtë vendit vetëm jashtë BE-së (bëhet fjalë për kufizimin deri në 35 seksione në një vend jashtë BE-së). Tani ky problem është zgjidhur.”
Sezoni i pushimeve dhe shumë udhëtimet e planifikuara paraprakisht të bullgarëve jashtë vendit deri në atdheun e tyre nuk ka gjasa të ndikojnë seriozisht në ambicien e tyre për të votuar, thotë sociologu:
“Ata mund të votojnë në Bullgari nëse ligji e lejon atë. Me sa di unë, mjaft njerëz kanë marrë masa të paracaktuara për regjistrimin e adresave në bregdetin e Detit të Zi. Do të ketë gjithashtu një numër seksionesh përgjatë Egjeut, kështu që kushdo që dëshiron të votojë do të gjejë shumë mundësi për ta bërë këtë.”
Përvan Simeonov është i bindur se pavarësisht nga pikëpyetjet e shumta rreth aktivitetit dhe rezultateve të zgjedhjeve, një gjë është e qartë - shoqëria bullgare pret që të formohet një qeveri dhe do të jetë e vështirë për të pranuar nëse edhe pas këtyre zgjedhjeve, kjo do të jetë e pamundur.
“Kabineti i përkohshëm tregoi në një masë të madhe se si mund të duket një qeveri e tillë. Kështu detyra për formimin e saj me një ide duket më e lehtë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..