Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje e ndjeshme në krahasim me 4 prillin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme në orën 5 pasdite

| rinovuar më 21-07-11 6.33.MD

Në orën 5 pasdite pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 korrikut është 29.1%. "Kjo është mjaftë nën pjesëmarrjen e regjistruar më 4 prill, kur aktiviteti elektoral ishte më shumë se 10 për qind më i lartë. Në të vërtetë, ndryshimi është mjaft i madh", komentoi Svetlin Taçev , sociolog nga Gallup International. Agjencia është një partner i Radios Kombëtare Bullgare në ditën e zgjedhjeve.

Aktiviteti elektoral te ora 15.00 orë bullgare ishte 24.8 për qind. Në krahasim me zgjedhjet e 4 prillit, ai është pak më i ulët te ora 15.00 më 11 korrik. “Ia arsyetoj këtë faktorit të verës dhe temperaturave të larta, të cilat bëhen pengesë që në ato orë kur dielli është më i fortë, njerëzit të dalin për të votuar”, tha sociologu Svetlin Taçev i Agjencia “Gallup International”, e cila është një partnere e BNR në ditën e zgjedhjeve. Pak më shumë njerëz dolën në mëngjes sesa në zgjedhjet e mëparshme. Ndoshta në orët e mëvonshme, kur moti do të flladitë më shumë njerëz do të dalin për të votuar, mendon Taçev.

19.9 për qind ishte aktiviteti elektoral te ora 13.00 njoftoi për BNR sociologia e Agjencisë “Gallup” Janica Petkova. Sipas saj deri në atë orë votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë pak më shumë në krahasim me zgjedhjet e 4 prillit. Ajo shtoi se deri në mesditë votuan vetëm bërthamat e forta të partive.

5.7 për qind ishte aktiviteti elektoral te ora 09.00 njoftoi për BNR drejtori i Agjencisë “Gallup” Përvan Simeonov. Sipas tij deri në atë orë votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë pak më shumë në krahasim me zgjedhjet e 4 prillit, kur aktiviteti elektoral ishte 5 për qind.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 korrikun 2024

Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..

botuar më 24-07-09 7.40.MD

PP nuk do të marrë pjesë në bisedimet për formimin e qeverisë

Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..

botuar më 24-07-09 6.23.MD

GERB-SDS nuk do të mbështesë as mandatin e dytë dhe as të tretë eksplorues

Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..

botuar më 24-07-09 4.11.MD