Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP: Kishim pritje më të mëdha

Kornelija Ninova
Foto: BGNES

Partia Socialiste Bullgare /BSP/ përsërit rezultatet e prillit. Për shkak të fushatës së tyre aktive, socialistët prisnin më shumë. Kjo u njoftua në një konferencë nga udhëheqësja e BSP Kornelija Ninova. Sipas saj, shumë nga mbështetësit e moshuar të BSP nuk shkuan për të votuar për shkak të votimit të detyrueshëm me makina.

Sipas saj, nuk ka pasur një debat të vërtetë politik në fushatën parazgjedhore dhe Parlamenti i ri fillon me një legjitimitet shumë të ulët. Ajo tha se nëse BSP mbështet “Ka një popull të tillë” /ITN/, ajo nuk do të jetë e pakushtëzuar. Sipas rezultateve të votimit, deri më tani BSP është përsëri forca e tretë në Parlament. Ninova beson se Parlamenti i 46-të do të formojë një qeveri të rregullt, sepse zgjedhje të treta do ta hedhin vendin në kaos politik.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën "Java e Gjelbër" në Berlin

Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17 janar. Eventi, i cili do të zgjasë deri më 26 janar, është ekspozita më e madhe ndërkombëtare në..

botuar më 25-01-17 7.55.PD

Parashikimi i motit për 17 janarin 2025

Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...

botuar më 25-01-16 7.35.MD

Presidenti Radev u takua me ambasadorin e Palestinës në Bullgari

Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..

botuar më 25-01-16 6.24.MD