Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB nuk do të pranojë një mandat për të formuar qeveri

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Në një konferencë shtypi, udhëheqësi i GERB Bojko Borisov tha se si opozitë ata nuk do të mbështesnin qeverinë e partisë "Ka një popull te tillë". Nëse GERB merr mandat për të formuar qeveri, do ta kthejnë menjëherë.

“Nëse nuk ka kabinet, nuk do të ketë buxhet. Dy vende në BE mbetëm pa Plan për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri. Udhëheqja e shtetit është një punë shumë e rëndë, nuk është show. Më 11 korrik showmani Sllavi Trifonov përgëzoi votuesit dhe kolegët e tij nga "Ka një popull të tillë" për rezultatin e përmirësuar. Rezultati i përmirësuar është se nga 2.5 milion në referendumin e vitit 2016, votuesit janë bërë 650 000, shtoi Borisov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë bashkëpunimin në energjetikë

Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në..

botuar më 24-10-03 12.27.MD
Ministri Kondov

Bullgaria mbështet anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë

Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e cila do të mbahet më 3 tetor në Paris, njoftoi MPJ. Në forum marrin pjesë ministrat e jashtëm të..

botuar më 24-10-03 11.24.PD
Ministri Zaprjanov

Është një lajm i rremë se Bullgaria ka dërguar kërcënime terroriste në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov e përkufizoi si një lajm të rremë informacionin për kërcënimet terroriste ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës nga territori bullgar. “Bullgaria kontribuon për paqen dhe sigurinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke marrë..

botuar më 24-10-03 10.12.PD