Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një plazh bullgar është në Top 50 për vitin 2021

Foto: bigseventravel.com

"Zllatni Pjasëci" u përfshi në renditjen vjetore të 50 plazheve më të mira në botë në faqen ndërkombëtare Big 7 Travel. Redaktorët e botimit e vendosën plazhin tonë pranë gjireve bregdetare që të lënë pa frymë, të tilla si Sunset Beach në Hawaii ose Baia delle Zagare në Pulia / Itali /. Në vendin e parë prestigjioz në renditje është vendosur plazhi fantastik Vaeroy në Norvegji. Plazhi bullgar renditet në vendin e 38-të, pak para Agiba Beach në Egjipt dhe Ipanema Beach në Rio de Janeiro /Brazil/ .

"Zllatni Pjasëci" ndodhet afër Varnës dhe është një nga plazhet më të bukura në rajon. Uji është i pastër dhe me temperaturën ideale për not, ndërsa rëra korrespondon me emrin e vendpushimit! ” (Zllati Pjasëci” - Rërat e Arta”), komentuan redaktorët e Big 7 Travel.

Ju kujtojmë se plazhi i “Zllatni Pjasëci” është një nga 13 plazhet bullgare që përmbushin standardin ndërkombëtar "Flamuri Blu" për vitin 2021. Plazhi, 3.5 km i gjatë, dallohet për rërën e tij shumë të hollë me ngjyrë ari dhe ofron mundësi të shkëlqyeshme për relaksim dhe sporte në plazh. Shumë afër është Parku Natyror me të njëjtin emër, që ofron një gjelbërim të harlisur dhe një larmi itineraresh turistike me hije.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kupa Botërore e Skive në Bansko tërheq turistë nga e gjithë bota

Gjatë gjithë muajit shkurt nuk ka vende për akomodim në Bansko, informoi korrespondentja e BNR, Keti Trençeva. Turistët janë nga disa kontinente, duke përfshirë Izraelin, për shkak të Kupës Botërore të Skive për meshkuj që do të zhvillohet në fund të..

botuar më 24-02-06 11.51.PD

Kantinat e verërave në Bullgarinë Veriore hapin dyert për turistët më 10 shkurt

Prodhuesit e verërave në rajonin perëndimor dhe qendror të Rrafshinës së Danubit hapin dyert e tyre për vizitorët për herë të parë më 10 shkurt, të shtunë. Dita u zgjdh midis 1 dhe 14 shkurtit, të cilat janë dy datat për të festuar Ditën e Shën..

botuar më 24-02-05 11.09.PD

Fluks i skiatorëve në vendpushimin dimëror Maljovica

Vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në qendrën e skijimit në Maljovica për modernizimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për pushime, raporton gazeta “24 Çasa”. Për shkak të kushteve të shkëlqyera për sportet e borës, gjatë..

botuar më 24-02-04 8.05.PD