"Ka një popull të tillë" (ITN) ndryshoi krejtësisht pozitën e vet. Partia njoftoi se para se të paraqesë propozimin e saj të ri për përbërjen e qeverisë së ardhshme, ata do të konsultohen me formacionet nga të cilat presin mbështetje. Këtë e tha Ivajllo Vëllçev nga ITN pas një takimi të grupit parlamentar.
"Kjo që duhet të shpallet në Parlament do të shpallet në Parlament. Kjo që duhet të shpallet në bisedë me grupet e tjera parlamentare do të shpallet pikërisht në biseda të tilla, siç e kërkon dialogu profesional." tha Vëllçev .
Ju kujtojmë se disa ditë më parë partia njoftoi se do të propozonte një përbërje të re të qeverisë së saj pa negociuar me forcat e tjera politike.
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..