Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bukuritë e botës nënujore paraqiten në një ekspozitë në Varna

Foto: Facebook /Taljana

Një ekspozitë në të hapur me fotografi nënujore mund të shihet deri në fund të gushtit në lagjen krijuese “Talijana” të qytetit bregdetar Varna.

“Qëllimi ynë është të paraqesim bukurinë e botës nënujore të Detit të Zi dhe oqeanit botëror”, tha për BNR Marija Ivanova nga Shoqata “Talijana” . Fotografitë tregojnë sekretet e Detit të Zi dhe Gjirit të Kalifornisë, Karaibeve, Detit të Kuq dhe Arkipelagut Malaez.

Autorë të fotografive janë Ljubomir Klisurov - fotografi nënujor, zhytës profesionist dhe studiues detar, dhe fotografi amator nën ujë Martin Hristov, i cili ka fituar çmime të shumta nga konkurse ndërkombëtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dmitrij Peskov

Kremlini pa një kërcënim në Bullgari dhe Rumani për sigurinë e tij në Detin e Zi

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov tha se Rusia është e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj. "Sigurisht, prania e përqendruar e luftanijeve të NATO-së - ne marrim parasysh Bullgarinë dhe..

botuar më 24-07-18 1.54.MD

PP-DB nuk mund të formojë qeveri, do ta kthejnë mandatin e dytë

Nuk ka asnjë mbështetje për propozimin tonë, përkatësisht ligjet kundër korrupsionit dhe pastaj flasim për një qeveri. Kjo na vë në një situatë që nuk mund ta zbatojmë mandatin e dytë, tha Bozhidar Bozhanov nga ekipi negociator i “Po e vazhdojmë..

botuar më 24-07-18 11.21.PD

Turqia dërgoi 20 makina për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Boljarovo dhe Sakar

Një pjesë e madhe e zjarrit në dhe rreth fshatit Voden u vu nën kontroll, tha ministri i brendshëm Kalin Stojanov në një konferencë. “Duke analizuar të gjithë situatën, iu drejtuam fqinjëve tanë nga Turqia, të cilët në fakt ua kthyen gjestin që bëmë..

botuar më 24-07-18 9.18.PD