Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kornelija Ninova: Duhet të lidhim marrëveshje me shkrim me ITN, në rast të kundërt nuk do ta përkrahim kabinetin

Foto: BGNES

Partia Socialiste Bullgare (BSP) do ta përkrahte qeverinë e “Ka një popull të tillë” (ITN) vetëm pasi nënshkruhet një marrëveshje me partinë e Sllavi Trifonovit, bëri të ditur liderja e së majtës Kornelija Ninova. Vendimi përfundimtar do të merret kur bëhet e qartë përbërja personale e Këshillit të Ministrave.

Sipas Kornelija Ninovës, marrëveshja për përkrahje duhet të garantojë zbatimin e të gjitha deklaratave dhe se nuk do të shkelen vijat e kuqe midis forcave politike.

BSP dhe ITN tashmë arritën afrim të politikave të tyre në shëndetësi, arsim dhe veprimet sociale, por mbeten dhe dosa dallime – e majta ngul këmbë si rillogaritja e pensioneve të fillojë më 1 tetor, derisa ITN parashikon që kjo masë të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit 2022.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD