Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov theksoi tre rreziqe kryesore për sëmundshmërinë e lartë dhe vdekshmërinë në valën e katërt të pritur Covid-19 – këto janë shkalla e ulët e vaksinimit, menaxhimi i dobët i krizës vitin e kaluar dhe sistemi jashtëzakonisht i dobët shëndetësor.
"Për fat të keq, ky rrezik nuk mund të kapërcehet brenda një ose dy muajve, sepse sistemi ynë i kujdesit shëndetësor është jashtëzakonisht i paekuilibruar," tha ai gjatë dëgjimit të tij në seancën në Kuvendit Popullor.
Ministri iu referua mendimit të ekspertëve, sipas të cilit qasja e gabuar ndaj vaksinimit ka marrë jetën e rreth 10 mijë njerëzve. "Disa nga këto jetë do të shpëtoheshin nëse do t'u kishim dhënë përparësi të moshuarve," shtoi Stojço Kacarov.
Sipas fjalëve të tij, në vitin 2020 jetëgjatësia është ulur me një vit e gjysmë, që është një "rezultat katastrofik". Ministri përsëri tha se është kundër vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..
Fizikë argëtuese me eksperimente nga të gjitha fushat e fizikës, demonstrime të metodave për kërkimin e botëve të reja në hapësirë, kushtet e nevojshme për të quajtur një planet "binjaku i Tokës", një takim me kërkuesit bullgarë të ekzoplaneteve..
700 janë bullgarët e diagnostikuar me hemofili. 100 prej tyre janë fëmijë. Sëmundja është zakonisht e trashëgueshme dhe rekomandimi për familjet është që të ekzaminojnë djemtë e tyre të porsalindur menjëherë pas lindjes. Deri para pak kohësh..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..