“Ka një popull të tillë” (ITN) dhe “BSP për Bullgarinë” kanë një përkim të plotë të programeve të tyre në fushën e reformës gjyqësore. Kjo u konstatua në një takim midis dy formacioneve, pjesë e një serie bisedimesh në parlament që kërkojnë mbështetje për një qeveri me mandat të forcës së parë politike. Deputeti i së majtës Krum Zarkov tha: “Çështjet me të cilat përballet reforma gjyqësore, të cilat BSP i identifikon si kryesore për mbështetjen e mundshme, kalojnë përmes kryeprokurorit dhe gjykatave të specializuara. Ne nuk kemi dallime me ITN mbi asnjë nga këto tema.”
Bisedimet midis dy partive vazhdojnë.
Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas Ninovës, pamundësia e formimit të kabinetit është tregues i mosfunksionimit të pushtetit ekzekutiv...
Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Petko Nikollov. Ai citoi një raport nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Akademinë Bullgare..
Njësia 6 e Termocentralit Bërthamor “Kozlloduj” u lidh me sistemin kombëtar të energjisë elektrike më 8 korrik pas orës 9 të mëngjesit. Puna e reaktorit u ndërpre më 15 qershor për mirëmbajtjen e planifikuar të një transformatori jo bërthamor dhe një..
Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e..
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen..