Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllamen Nikollov është kandidati për kryeministër i ITN

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat për të formuar një qeveri partisë më të madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” - ITN. Kandidati për kryeministër i partisë është doktori i filozofisë së drejtësisë, politikës dhe ekonomisë Pllamen Nikollov - sipërmarrës dhe deputet në Legjislaturën e 46-të Kuvendit Popullor. Ai ishte gjithashtu deputet në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor.

Nikollov lindi në 1977. Ai studioi në Austri dhe SHBA. Ai ka mbi 15 vjet përvojë në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve. Ai drejtoi zyrën e një kompanie amerikane për Evropën, Azinë dhe Afrikën. Ai ka punuar me kompani të mëdha si “Amazon”, “Intersport”, EMAG, komitete kombëtare olimpike dhe të tjerë.

Ai e di anglishten, gjermanishten dhe rusishten.

Nominimi i Pllamen Nikololv nuk dihej deri në momentin e fundit.

Pas ceremonisë së përurimit, kandidati i ITN Pllamen Nikollov shpalli prioritetet e tij dhe të partisë së tij: “Plani i rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë; kriza e ardhshme Covid; pensionet - ne duam të rillogarisim gjithçka ashtu siç duhet; ne gjithashtu kemi angazhime ndaj votuesve tanë për sistemin zgjedhor, për votën mazhoritar dhe reformën gjyqësore.”

Partia ITN do të ketë shtatë ditë për të formuar një kabinet. Në rast se ata nuk marrin mbështetje nga partitë e tjera, mandati do t’i dorëzohet grupit të dytë më të madh parlamentar.

Me të mbërritur, përfaqësuesit e ITN u pritën përpara ndërtesës së Presidencës nga një protestë e Lëvizjes Popullore për Ndryshimin e Sistemit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD

Sipas një burimi nga parlamenti, negociatat për formimin e qeverisë janë rinovuar

GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..

botuar më 25-01-08 11.47.PD