Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Me këngët e Kiçka Savova” – një festë e vërtetë e folklorit bullgar

Foto: Sevda Dükkancı

“Gjatë tërë vitit fshati Slladun të Bullgarisë Jugore është si një përrua e vogël, por në ditët e festivalit, vlon dhe tërbohet si një lum i madh me rrjedhje të plotë” – ky krahasim i saktë është i sekretares së vatrës së kulturës “Izgrev – 1928” Nadja Shegrova, e cila është motori kryesor në organizimin e Festivalit Folklorik “Me këngën e Kiçka Savova”. Me  përpjekjet e komitetit organizativ, me përkrahjen e bashkisë së qytetit Svilengrad, Fondacionit “Kiçka Savova” dhe një sërë institucionesh dhe sponosorësh, pavarësisht nga temperaturat e larta, festivali realizoi një edicion jashtëzakonisht të suksesshëm. Për Radio Bullgarinë zonja Shegrova tha:

“Sivjet erdhën nja 120 këngëtarë, grupe të këndimit dhe të vallëzimit, instrumentistë nga i gjithë vendi në moshë nga 6 deri në 86 vjeç. Dua të përmend gjyshin Georgi Kurtev, i cili tashmë është në moshë të respektuar dhe po merr pjesë në festival për herë të dhjetë.”

Nadja Shegrova tregon gjithashtu se për herë të parë kishte pjesëmarrës nga jashtë – Hatixhe Merhaballë, Vesile Xhebexhi, Ahmed Merhaballë nga qytetit Çorllu i Turqisë, të cilët në mënyrë të shkëlqyer interpretuan një nga këngët e Kiçka Savova dhe morën disa çmime speciale. Ajo është e bindur, se kur do të hiqen masat kundër Covid-19, nga vendet e afërta do të mbërrijnë gjithnjë e më shumë këngëtarë popullorë.

Në jurinë me kryetare Doc. Dr. Natalija Rashkova nga Instituti i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, ishte edhe Vanja Moneva, producente në Radion Kombëtare Bullgare. Ajo shprehu kënaqësinë e madh si nga pjesëmarrësit, ashtu edhe nga mënyra e organizimit të festivalit:

“U dalluan një ansambël dhe dy këngëtare, të cilët në mënyrën më brilante interpretuan këngë të Kiçka Savova, që është një nga kushtet për pjesëmarrje në konkurs. Këto janë kori “Samodivski Ogën” – Burgas, Keranka Kostova – nga fshati Djulevo, Emilija Zhekova – nga qyteti Stara Zagora. Prezantimi i Sllavejko Sllavçov nga rajoni i qytetit Montana, i cili luan duduk - një instrument popullor që gradualisht po vdes, ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm. Ai mësoi t’i binte dudukut nga gjyshi i tij dhe aktualisht po mëson disa fëmijë. Një përshtypje më të madhe më bënë grupet folklorike të grave dhe të burrave nga fshati Radovec, rajoni i qytetit Topollovgradtë Bullgarisë Juglindore. Ata morën çmimin e madh të Radios Kombëtare – një incizim profesional që kemi për të organizuar. Ndër fëmijët në mënyrë të shkëlqyer u prezantua Pamella nga qyteti Sliven, Bullgari Juglindore, të cilën e kam dëgjuar edhe në festivale të tjera. Tani ajo u dallua me interpretimin e një kënge të ngadaltë të Kiçka Savova, me fraza dhe intonacion të mrekullueshëm.  Jehaja Dimitrov – një fëmijë 9 vjeç bëri përshtypje me timbrin e bukur dhe pjekurinë e pabesueshme të interpretimit. Gjëja më e çmueshme është se u interpretuan këngë të cilat nuk u incizuan kurrë dhe janë të panjohura edhe për specialistët.”

Në kuadrin e festivalit këngëtarja popullore Darina Sllavçeva anëtare e jurisë dhe nxënësve e Kiçka Savova, zgjodhi gjashtë fëmijë, me të cilët do të mbajë klasa të mjeshtërve në Plovdiv si çmim për prezantimin e tyre të mirë. Kishte dallime edhe nga sponsorë, nga kryetari i bashkisë së fshatit Slladun, nga Bashkia Svilengrad, nga Fondacioni “Kiçka Savova”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Sevda Dükkancı




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD