Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria si një “destinacion veror” për fëmijët bullgarë të lindur jashtë shtetit

Violeta Egan dhe Nicole Gancheva Contreras para bustit të Sirak Skitnik në Radion Kombëtare Bullgare
Foto: Krasimir Martinov

Për shumë fëmijë bullgarë të lindur jashtë shtetit që prej vitesh Bullgaria është e kthyer në një “destinacion veror”. Ata e frekuentojnë atdheun e prindërve kryesisht gjatë verës, në kohën e pushimeve. Violeta Egan dhe Nicole Gancheva Contreras  janë dy fëmijë të tillë. Ata janë nga Nju Jorku dhe njihen nga shkolla e valleve popullore bullgare pranë Shkollës vendore të së Dielës “Hristo Botev”. Gjatë qëndrimit të tyre në Bullgari të dy fëmijët vizituan monumente të ndryshme në Sofje dhe në vend, ishin mysafire të Radios Kombëtare Bullgare, ku vizituan komplekset e studiove dhe bënë fotografi si drejtuese radioje.

Violeta Egan është 16 vjeç dhe çdo verë vjen në Bullgari vetëm ose me familjen. Qëndron në Plovdiv prej nga është nëna e saj. Këtë vit ajo udhëtoi vetëm por thotë se fluturimi i gjatë përtej oqeanit për në Bullgari nuk e shqetëson aspak. Dhe cilin këndë të atdheut të nënës së saj ajo e do më shumë?

“Më shumë më pëlqen Plovdivin, sepse nëna ime është nga atje. Gjyshi dhe gjyshja jetojnë në Plovdiv – tregon Violeta, për të cilën një vend i preferuar në “qytetin e shtatë  kodrave” është Lagja e Vjetër. Aty është shumë e bukur dhe prej aty hapet një pamje e mrekullueshme. Për herë të parë tani e vizitoj edhe kryeqytetin bullgar Sofje. Vizitova godinën e parlamentit, katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, Radion Kombëtare Bullgare, ku dhomat e incizimit, studiot, më bënë përshtypje më të madhe. Kur jam në Bullgari kam mundësinë që vet të dal nga shtëpia, të shëtis, gjithçka është afër. Ndërsa në Amerikë – atje ku banoj unë, distancat janë të mëdha dhe pa veturë është pothuajse e pamundur të lëvizësh.”

Violeta Egan

Mikja e Violetës - Nicole Gancheva Contreras – tashmë u diplomua dhe në vjeshtë do të jetë studente në Boston. E fundit ajo ishte në Bullgari tre vjet më parë. Për fat të keq nuk arriti të bënte miqësi në atdheun e nënës së saj, por pret në Sofje një mik nga Amerika.

“Këtu nuk kam miq. Zakonisht kur jam në Bullgari takohem me miq nga Shtetet e Bashkuara, të cilët gjithashtu si unë kalojnë verën në Bullgari. Tani pres që për disa ditë të vijë një mike nga Amerika. Ajo është me prejardhje irlandeze. Ishte shumë e entuziazmuar kur e ftova të vinte. Ajo kurrë nuk ka qenë këtu. Për këtë arsye do t’i tregoj Sofjen, do të shkojmë së bashku në Plovdiv dhe do të shohim vende të tjera interesante. Mendoj se asaj do t’i pëlqejë sepse i kam treguar shumë herë për Bullgarinë. Ajo e di se unë mësoj edhe në shkollën bullgare të së dielës, se frekuentoj grupin e valleve popullore pranë shkollës dhe besoj se ajo do të mbetet me mbresa të thella nga vizita në Bullgari.”

Nicole Gancheva Contreras

Si Nicole, ashtu edhe Violeta pasi do të kthehen në ShBA do të fillojnë përgatitjen për vitin e ri shkollor. Nicole do të mësojë shkenca inxhinierie në universitetin në Boston, ndërsa Violeta – nga 1 shtatori vazhdon mësimet në shkollë, ku çdo të diele do të ushtrojë gjuhën bullgare dhe do të zgjerojë njohuritë e saj për Bullgarinë në Shkollën Bullgare të së Dielës “Hristo Botev”.

I urojmë suksese.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Krasimir Martinov dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD