Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deputetët nuk pakësuan pagat e tyre

Foto: Ani Petrova

Deputetët mbajtën shumën aktuale të pagave të tyre, e cila është e barabartë me tre paga mesatare mujore në sektorin publik. Propozimi për të barazuar të ardhurat e deputetit me mesataren për vendin, bërë nga “Ngrihu BG! Ne po vijmë!” u hoq në sallën plenare.Gjithashtu nuk u pranua që deputetët të mbajnë shpenzimet e tyre të transportit gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare. Tani e tutje, deputetët nuk do të marrin deri në 25 për qind të pagave të tyre kur kryejnë detyra prioritare për vendin. Nëpunësit parlamentarë do të marrin dy paga mesatare mujore në sferën buxhetore për blerjen e veshjeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD