Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I prekuri nga Ligji Mangitski Vasill Bozhkov kërkoi dëgjim në një komision parlamentar

Vasill Bozhkov
Foto: BGNES

Biznesmeni i pandehur Vasill Bozhkov, i cili jeton në Dubai, shprehu gatishmërinë për të dalë para komisionit parlamentar të sapokrijuar për të përcaktuar rrethanat që lidhen me sanksionet e vendosura sipas Aktit Magnitski.

Ai shkroi në Facebook: “Si i prekur drejtpërdrejt nga Magnitski, dua të dal para këtij komisioni. Përderisa ata gjejnë guximin të më dëgjojnë. Nëse nuk e gjejnë, është e qartë kujt i shërbejnë.”

Komisioni u miratua njëzëri nga Kuvendi Popullor sot dhe do të merret me veprimet ose mungesën e tyre nga autoritetet kompetente mbi sanksionet amerikane të vendosura ndaj individëve dhe personave juridikë. Sanksionet prekin biznesmenët Deljan Peevski, Vasill Bozhkov dhe Illko Zhelyazkov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëtori e Pashkëve për vezë të lyera në Pazarxhik

"Punëtoria tradicionale e Pashkëve" - një demonstrim i pikturimit të vezëve, do të mbahet nga 23 deri më 26 prill në Ekspozitën Etnografike të Muzeut Historik Rajonal – Pazarxhik. Specialistët e departamentit etnografik të muzeut do të tregojnë..

botuar më 24-04-23 6.05.PD

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje...

botuar më 24-04-22 7.40.MD

Po hapim seksione në 60 vende për zgjedhjet "2 në 1"

Për zgjedhjet bullgare dhepër ato parlamentare evropiane, të cilat do të mbahen më 9 qershor, deri në këtë fazë është planifikuar hapja e seksioneve në 60 vende, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. KQZ ka shpallur vendvotimet në përfaqësitë..

botuar më 24-04-22 3.27.MD