Që nga ky vit shkollor nxënësit në fshatin Borje në komunën Shishtavec në rrethin e Kukësit të Shqipërisë do të transportohen deri në shkollën e mesme në fshatin Shishtavec me një minibus të siguruar nga shteti bullgar. Deri më tani fëmijët duhej të ecnin për një orë - një orë e gjysmë në një drejtim në kushte të ndryshme të motit.
Çdo vit në tre klasat e shkollës së mesme në fshatin Shishtavec trajnohen nga 20 deri në 30 fëmijë nga fshati Borje, të cilët tani do të mund të lëvizin me minibus. Fshati Borje është i populluar kryesisht me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare në Republikën e Shqipërisë.
Minibusi u ble nën një projekt të Shoqatës “Nasha Gora”, u realizua me ndihmën e Ambasadës Bullgare në Tiranë dhe u financua nga Programi i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për të mbështetur organizatat e komuniteteve bullgare jashtë vendit.
Informacioni është i Ministrstrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..