Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkojnë kontrollim nëse një ministër i kabinetit të përkohshëm ka pasur nënshtetësi të dyfishtë

| rinovuar më 21-08-13 5.26.MD
Dimitër Gërdev
Foto: arkiv

Deputeti nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) Dimitër Gërdev pyeti Ministrin e Jashtëm Svetllan Stoev nëse Ministri i Ekonomisë Kirill Petkov ka pasur shtetësi të dyfishtë në kohën e emërimit të tij në kabinetin e përkohshëm. Gërdev iu referua botimeve në mediat, ku thuhet se Petkov ka pasur nënshtetësi kanadeze, njoftoi BGNES.

“E bëj pyetjen për shkak të dispozitës së detyrueshme të nenit 110 të Kushtetutës që anëtarët e Këshillit të Ministrave mund të jenë vetëm shtetas bullgarë. Nëse vërtetohet se Ministri i përkohshëm i Ekonomisë ka një shtetësi tjetër në kohën e emërimit të tij, atëherë kjo do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën”, theksoi Gërdev në pyetje.

"Hoqa dorë nga shtetësia ime kanadeze para se ta marr detyrën. Ky refuzim është i noterizuar", shpjegoi Kirill Petkov në përgjigje të një pyetjeje gazetareske, nëse ka shtetësi të dyfishtë.



Më shumë nga rubrika

Ekspedita bullgare është tashmë në Antarktidë

Grupi i dytë i Ekspeditës së 30-të bullgare antarktike ndodhet tashmë në bazën bullgare “Shën Klementi i Ohrit ”në kontinentin e akullit. Këtë e ka bërë të ditur në profilin e vet në Facebook njëri prej eksploruesve polar Emill Ivanov. 11..

botuar më 22-01-24 3.09.MD

Pritet që vala e Omikronit të ulet në pranverë

Një përqindje shumë e ulët e të infektuarve me shtamin Omikron shtrohen në spital dhe pacientët me Covid të rëndë janë shumë pak, tha Prof. Todor Kantarxhiev, këshilltar shëndetësor në Bashkinë e Sofjes dhe ish-drejtor i Qendrës Kombëtare për..

botuar më 22-01-24 11.53.PD

Çdo i pesti njeri i testuar për Covid rezulton pozitiv

2847 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit, 6630 ishte numri i tyre një ditë më parë. 77% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Më shumë se 21% e 13 268 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg...

botuar më 22-01-24 8.55.PD
Подкасти от БНР