Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Ashures u shënua në Plovdiv

Dita e Ashures
Foto: BNR Plovdiv

Dita e Ashures u shënua sot në qendër të Plovdiv pranë Xhamisë Xhumaja, kujdestaria e së cilës priti ngjarjen. Festa e solidaritetit, siç quhet kjo ditë nga komuniteti mysliman, festohet në ditën e 10 të muajit Muharem sipas kalendarit mysliman. “Ashureja është pjata e paqes, ajo përfshin të gjitha shijet e të gjitha komuniteteve”, tha Ahmed Pehlivan, kryetar i kujdestarisë së Xhamisë Xhumaja. Festimi i Ditës së Ashures është një rast për bashkimin e të gjithë njerëzimit dhe kjo është arsyeja pse në ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve hebraike, myslimane dhe katolike, transmetoi BNR Plovdiv.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 majin

E hëna do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje – rreth 6°, ndërsa maksimalet – kryesisht ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje – rreth 23°. Do të mbajë..

botuar më 24-05-05 6.35.MD

Njësia e pestë e centralit atomik “Kozlloduj” u ndalua për furnizim me karburant bërthamor

Njësia 5 e centralit atomik “Kozlloduj” është mbyllur për riparime të planifikuara vjetore dhe furnizim me karburant bërthamor deri në mesin e qershorit të këtij viti, raporton uzina. Si pjesë e programit të diversifikimit, reaktori do të..

botuar më 24-05-05 4.42.MD

Mjeshtrit e Vracës ndërtuan një kishëz në zgavrën e një mani

Një kishëz e formuar në zgavrën e një peme të vjetër të manit në oborrin e Muzeut Etnografik në Vraca është dhurata e Pashkëve që mjeshtrit nga Kooperativa Veri-Perëndimore e Artizanatit të Vjetër u bënë bashkëqytetarëve të tyre për Pashkët...

botuar më 24-05-05 12.01.MD