Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1371 janë të sapo infektuarit me koronavirus

Foto: arkiv

Gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 1371 raste të koronavirusit nga 20 952 teste të kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. 6.5 për qind e mostrave dhanë një rezultat pozitiv. Numri më i madh i të infektuarve të rinj është në Sofje - 273, në Plovdiv - 161 dhe në Burgas - 122.

Në spital trajtohen 2161 pacientë, 194 prej të cilëve në njësitë e kujdesit intensiv. 27 njerëz vdiqën, ndërsa 249 u shëruan. Rastet aktive janë 19 214.

Dje, u dhanë 12 132 vaksina kundër koronavirusit, duke e çuar totalin në më shumë se 2.2 milion. 1 102 320 persona u imunizuan me të dyja dozat.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Zafirov

E majta e bashkuar është gati të ofrojë një alternativë të majtë

Bashkimi mes BSP-së dhe lëvizjeve të tjera të majta shpreson të arrijë një ndryshim real që do të jetë një alternativë reale për qytetarët bullgarë. Sipas ushtruesit të detyrës së kryetarit të BSP-së Atanas Zafirov, në politikë nuk ka vend për “unë”,..

botuar më 24-09-05 4.09.MD

Deputetët ndaluan shitjen e cigareve pa tym për të miturit

Kuvendi Popullor ndaloi përdorimin, shitjen dhe ofrimin e produkteve të duhanit pa tym dhe me ngrohje për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç. “Beteja tjetër që duhet të realizojmë së bashku është kundër përdorimit të pijeve energjike mes..

botuar më 24-09-05 1.47.MD

PP-DB është kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të ri nga Këshilli i Lartë Gjyqësor

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të mos rifillojë procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pasi i ka skaduar mandati dhe ai nuk ka legjitimitet për të përcaktuar se kush..

botuar më 24-09-05 12.30.MD