Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani indiane do të investojë në Plovdiv

Foto: BNR, Plovdiv

Një kompani indiane e teknologjisë së lartë dëshiron të investojë në ndërtimin e një qendre për ruajtjen e të dhënave në Plovdiv. Kjo u bë e qartë nga një takim i nënkryetarit të bashkisë Stefan Stojanov me përfaqësuesit e Plovdiv Tech Park dhe kompanisë VueNow, njoftoi BNR Plovdiv.

“Plovdiv është një nga qytetet me zhvillim më të shpejtë ekonomik në rajonin e Evropës Juglindore. Qindra kompani ndërkombëtare veprojnë këtu, kryesisht në ndërtimin e makinerive dhe industritë e automobilave”, tha Stojanov, duke theksuar se rajoni vazhdon të jetë një lider në tërheqjen e njerëzve - përfshirë të huajt, të cilët tani arrijnë në 20 000 veta.

Rrjeti i qendrave të ruajtjes së të dhënave të kompanisë tejkalon 600 dhe synimet aktuale parashikojnë hyrjen në Evropë përmes qytetit bullgar Plovdiv.


Më shumë nga rubrika

Kompania shtetërore e qumështit po zgjeron tregun e saj me çmime të ulëta

Produktet e kompanisë së qumështit “LB Bulgaricum” hyjnë në rrjetin tregtar të Bashkimit Qendror të Kooperativës në të gjithë vendin dhe do të ofrohen me çmime të përhershme të ulëta. Marrëveshja për këtë u arrit sot ndërmjet kompanisë shtetërore dhe..

botuar më 23-03-30 5.27.MD

Sipas Komisionit Evropian, rinegocimi zyrtar i Planit të Rimëkëmbjes ende nuk është kërkuar

Edhe nëse Bullgaria arrin të rinegociojë Planin e saj të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, objektivat e arritjes së neutralitetit klimatik duhet të mbeten në të, njoftuan nga Komisioni Evropian për BNR. Kjo do të thotë se Sofja duhet të ndajë të..

botuar më 23-03-29 3.36.MD

Ekonomisti Stojan Pançev: Taksa mbi fitimin e tepërt është më tepër një ide ekzotike

Ministria e Financave miratoi një koncept të projektligjit të buxhetit të shtetit për vitin 2023, sipas të cilit një deficit prej 3 për qind do të arrihet nëpërmjet rritjes së disa prej normave tatimore, eliminimit të TVSH-së preferenciale nga mesi..

botuar më 23-03-28 3.51.MD