Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

18.2 për qind e popullsisë së rritur në Bullgari është me dy vaksina kundër Covid-19

Foto: arkiv

Përhapja e Covid-19 në vend shënon fillimin e valës së katërt pandemike. Të gjitha zonat janë prekur nga koronavirusi i ri, dhe në 50 për qind të zonave incidenca është mbi 100 për 100 000 popullsi. Rastet e COVID-19 diagnostikohen te njerëzit e të gjitha moshave. Këto janë disa nga argumentet për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike që nga sot e deri më 30 nëntor me një vendim të qeverisë.

Deri më 14 gusht në Bullgari me dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 u mbulua 20.1 për qind e popullsisë së rritur, dhe me një kurs të përfunduar vaksinimi janë 18.2 për qind, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD
Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD