Këngëtari i operës me famë botërore Placido Domingo do të jetë një mik i posaçëm i forumit të parë ndërkombëtar, “Kultura dhe biznesi - bashkë në botën digjitale”, i cili do të zhvillohet më 30 gusht në Sofje. Forumi prezanton mundësitë e reja për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore të Bullgarisë. Ngjarja është nën egjidën e fushatës “Çudirat e Bullgarisë” dhe organizatës më e madhe joqeveritare për ruajtjen e trashëgimisë kulturore “Evropa Nostra”, kryetar nderi i së cilës është Maestro Placido Domingo.
Placido Domingo ndodhet në Bullgari për koncertin e madh më 31 gusht, përpara kishës-katedrale “Shën Aleksandër Nevski” në kryeqytet, në të cilin do të këndojë me primën bullgare Sonja Jonçeva. Të dy do të këndojnë arie dhe duete nga opera të njohura, nën shoqërimin e Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Najden Todorov. Ngjarja do të transmetohet live nëpër të gjithë botën.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një flutur, që shkëlqen në ngjyrat e diellit; uji dhe loja e tij me realitetin; një zog zgjat me uri sqepin për një kafshatë ushqimi... Mijëra herë në ditë kalojmë gjëra të vogla në botën përreth nesh pa u ndalur, pa ngulur sytë, pa e lejuar veten..
“Gjithçka që po ndodh tani në jetën tonë politike, me këto zgjedhje të vazhdueshme, është si të mbushësh boshllëkun me zbrazëti . Ne jemi si ato ketrat që vrapojnë vazhdimisht brenda rrotës , në mënyrë që të harxhojnë energjinë e..
Sot në mëngjes nis nata e teatrove. Mesazhi i nismës europiane në vendin tonë është “Për nëntë net në dhjetë”. Programi i tij përfshin mbi 100 shfaqje të zhanreve të ndryshme teatrore në 13 qytete - Sofje, Plovdiv, Varna, Burgas, Ruse, Stara..
Me rastin e festimeve të 85 vjetorit të lindjes së muzikantit dhe kompozitorit të xhazit me famë botërore Milço Leviev, i cili kohë më parë u largua..