Që nga e mërkura, 1 shtatori, studentët e huaj nga vendet që bien në zonën e kuqe dhe që kanë një vizë të tipit "D" mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Bullgari për qëllime studimore për një periudhë afatgjatë. Këtë e urdhëroi Ministri i Shëndetësisë Stojço Katsarov me urdhrin e tij nga sot, 27 gushti.
Gjithashtu nga 1 shtatori, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Kosova, Kazakistani, Shtetet e Bashkuara, Shën Lucia, Federata e Shën Kitts dhe Navis dhe Irlanda bien në zonën e kuqe. Kjo bëhet me një ndryshim në listën e vendeve sipas zonave të ngjyrave, sipas të cilave përcaktohet rendi i hyrjes në Bullgari.
Nga e njëjta datë, Gjermania, Estonia, Kroacia, Italia dhe San Marino kalojnë nga zona jeshile në atë me ngjyrë portokalli. Rumania tashmë po lëviz në zonën e gjelbër.
Me urdhrin e njëjtë krijohet një listë e vendeve certifikatat e vaksinimit të të cilave konsiderohen ekuivalente me certifikatën digjitale të BE-së për Covid. Këto janë: Maqedonia Veriore, San Marino, Konfederata Zvicerane, Turqia, Ukraina, Vatikani (vetëm në lidhje me certifikatat e lëshuara të vaksinimit).Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do..