Intelektualë të shquar bullgarë dhe të huaj u tërhoqën si autorë dhe prezantues të programeve të para të transmetimit të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë vendit në vitet '30. Për shembull, redaktori i gazetës "La parole bulgare" "Fjala Bullgare" Zhorzh Millçev i përgatiste programet javore në frëngjisht, ndërsa Petër Uvaliev, i cili punonte në Drejtorinë e Shtypit, i bënte programet në italisht.
Pasqyra javore e ngjarjeve në Bullgari në gjuhën gjermane në vitet e para të programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare përkthehej nga një punonjës i ngarkuar posaçërisht i Ambasadës Gjermane, Dr. Naumann. Dy herë në javë inxhinieri Bori Gançev lexonte ligjërata në gjuhën gjermane.
Spikeri i emisioneve angleze në fillim ishte Mihaill Haxhimishev (më vonë redaktor i njohur i operës) dhe zyrtari nga Drejtoria e Shtypit Ljakov.
Emisionet në esperanto përgatiteshin nga industrialisti Stefan Gançev dhe punonjësi nga Shtypshkronja Shtetërore Kirill Drazhev.
Në korrik 1944, filloi të transmetohej një program i veçantë në bullgarisht, i destinuar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit - "Transmetuesi. Lajmet Bullgare ", i cili u organizua nga Drejtoria e Shtypit dhe përmbante lajme të brendshme dhe të jashtme. Mund të lexoni më shumë rreth historisë së programeve në gjuhë të huaja në Radion Kombëtare Bullgare në rubrikën tonë "Radio Bullgaria – 85 vjet".
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se..
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se më..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Politikë” do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi fushatën e radhës zgjedhore në Bullgari. Në “Këngën e Ditës” ju ofrojmë një interpretim të këngëtares Geri Turijska...
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 4 nëntor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju..