Liderja e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ Kornelija Ninova tha para Parlamentit se nuk po merr përkrahje nga të ashtuquajturat "Parti të protestës" për të formuar kabinetin e ri. Arsyeja e vetme për të mos kthyer menjëherë mandatin dorëzuar nga presidenti është aktualizimi i buxhetit të shtetit.
Ajo paraqiti një propozim për të shpejtuar votimin e tij duke shkurtuar afatet dhe u bëri thirrje partive në Kuvendin Popullor të marrin përgjegjësinë. Sipas Ninovës, nëse deputetët punojnë jashtë orarit, azhurnimi mund të miratohet në leximin e dytë të martën.
Mirëpo, pak më vonë pas debateve të nxehta në sallën plenare shumica hodhi poshtë propozimin për afat të shkurtuar midis dy leximeve të ndryshimeve në buxhet.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..