Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Ka një popull të tillë" ndaj BSP: Nuk do të mbështesim një qeveri me mandatin tuaj

Foto: BGNES

"Nuk ka asgjë të re për t'ju thënë, përveç se ne nuk do të mbështesim një qeveri me mandatin tuaj," i tha kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të tillë" (ITN) Toshko Jordanov lideres së "BSP për Bullgarinë" Kornelija Ninova gjatë konsultimeve për përdorimin e mandatit të tretë dorëzuar BSP-së nga Presidenti.

Deputeti i ITN kërkoi që gjykatat e specializuara të mbyllen gjatë kohës së mbetur të këtij parlamenti dhe që Zyra e Kryeprokurorit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve të transferohet në Ministrinë e Drejtësisë.

Nga ana e saj, Kornelija Ninova i përshkroi kërkesat si "arnime" dhe shprehu keqardhje që nuk u arrit marrëveshje për shumicë të përhershme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD