Në një takim me përfaqësuesit e kompanive të ndërtimit të rrugëve që protestuan javën e kaluar për pagat e papaguara, Presidenti Rumen Radev theksoi nevojën për formimin transparent të buxhetit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore. Sipas tij, “pavarësisht se kush qeveris, shteti është përgjegjës për situatën e punëtorëve dhe duhet të kërkohen zgjidhje të qëndrueshme për të përballuar problemet”. Nga ana e tyre, firmat theksuan se borxhet e grumbulluara krijojnë tension të madh në sektor dhe mirëmbajtja e rrjetit rrugor kombëtar praktikisht është ndalur. Në këtë drejtim, ata shprehën gatishmërinë për një dialog të frytshëm me qeverinë e përkohshme për të gjetur një zgjidhje të problemit.
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Duke filluar nga sot, 16 nëntor, të gjithë qytetarët e Stara Zagorës (Bullgaria Jugore) - nga më të vegjlit e deri tek më të moshuarit - do të mund t'i dërgojnë një letër Plakut të Vitit të Ri. Në hollin e Teatrit Shtetëror të Kukullave në qytet është..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 2° dhe 3°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Dukshmëria do të zvogëlohet përkohësisht para mesditës, vende-vende në lugina dhe ultësira. Temperaturat maksimale do të..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Komisioni Evropian (KE) ka paditur Bullgarinë dhe Rumaninë përpara Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian për shkak se ato nuk kanë përmbushur..